OKB: 10 mijë civilë janë vrarë gjatë luftës në Jemen

17.01.2017 11:00

Numri i viktimave civile gjatë luftës në mes të rebelëve shiit...

Numri i viktimave civile gjatë luftës në mes të rebelëve shiit, Huthi dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në përkrahje të qeverisë në Jemen, sipas OKB-së , ka arritur në 10 mijë. Rreth 40 mijë të tjerë janë lënduar gjatë konfliktit dy vjeçar.

Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare, druan  madje  se numri i viktimave mund të jetë më i lartë. 

Komentet janë bërë derisa ndërmjetësi i OKB-së, Ismail Ould Cheikh Ahmed ka arritur në qytetin port të Jemenit, Aden, në përpjekje për të ringjallur shpresat për paqe pasi propozimi për qeveri të unitetit është hedhur poshtë nga presidenti, Abu Rabbu Mansur Hadi.

Konflikti në mes të Huthit dhe forcave aleate të qeverisë jemene kanë eskaluar në marsin e vitit 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka nisur një fushatë ajrore për të rikthyer në pushtet administratën e njohur ndërkombëtarisht.