Botë

Miami, plagosen tetë persona, përfshirë edhe një 11-vjeçare

17.01.2017 12:25

Tetë persona janë qëlluar në sheshin “Martin Luther King Jr. Memorial Park”, ku mbahej një protestë paqësore që u prish më pas nga dhuna...

Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 11-vjeçare. Sipas policisë, gjashtë persona janë duke marrë trajtim në spital, ndërsa dy persona kanë marrë ndihmën e shpejtë në vend.

Gjithashtu bëhet me dije se janë ndaluar dy persona në lidhje me incidentin.