Maqedoni

Komunikacioni në kushte dimërore, mbetje nga bora e shkrirë në rrugë

17.01.2017 12:55

Reshje të borës së dobët ka në Kumanovë, Strumicë, Petrovec dhe në qafën malore Gjavatë...

Në rrugët nëpër rrugët në shtet ka mbetje të borës për çka apelohet në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës.
 
Ndërmarrja Publike "Rrugët e Maqedonisë" informon se ekipet e tyre vazhdimisht janë në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.
 
Nga ora 9:45 është hequr ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar - Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, ndërsa nga ora 09:50 edhe në aksin rrugor Kërçovë - Ohër përmes qafës malore Presekë.
 
Aksi rrugor Makedonski Brod - f. Zdunje në të cilin gravitojnë 11 fshatra, ende është i pakalueshëm për çdo lloj të komunikacionit./Mia