Ekonomi
Davos: 3.000 pjesëmarrës në forumin ekonomik
17.01.2017 17:13
Prej sot e deri të premten, Davos është vendi ku janë mbledhur elita politike, ajo e biznesit dhe elita qytetare...

Folësit kryesorë në forumin e 47 me radhë do të jenë zëvendëspresidenti amerikan, Bajden, dhe presidenti i Kinës, Xhinping.
Themeluesi i forumit, Klaus Shvab, theksoi se bota po transformohet si në aspekt ekonomik ashtu edhe politik.
“Bota po transformohet në aspekt teknologjik, ekonomik, social dhe politik. Nuk ka zgjidhje të thjeshta, të gatshme. Urgjentisht janë të nevojshme pragmatizmi dhe aksionet ndaj të ardhmes, qoftë edhe në formën e hapave të vogla, që të sigurohen tregime pozitive",- deklaroi themeluesi i Forumit botëror të ekonomisë në Davos, Klaus Shvab.
Ky forum po shënon rekord botëror sa u përket pjesëmarrësve, pasi të pranishëm do të jenë rreth 2 mijë liderë, prandaj policia ka rritur maksimalisht masat e sigurisë. Organizatorët kanë siguruar një buxhet prej 9 milion franga zvicerane për organizimin e forumit.
“Shpenzimet u rritën për shkak të sigurisë intensive të pjesëmarrësve, e sidomos për pjesëmarrësit e nivelit të lartë. Niveli i sigurisë në Zvicër është rritur. Të mundshme janë vetëm sulmet nga individë apo grupe të vogla që kërkojnë përpjekje më të vogla logjistike”,- tha shefi i sigurisë në Forumin botëror të ekonomisë, Valter Shllegel.
Edhe këtë vit në forum do të mungojë kancelarja gjermane, Merkel, dhe kryeministri izraelit, Netanjahu.
GYLTENE SINANI
