Maqedoni

"Fortesa 2", obligime të reja nga gjykata për PPS-në

17.01.2017 17:32

Seanca e dytë përgatitore për rastin "Fortesa 2" mbaroi me obligim të ri që Gjykata i dha PPS-së...

Sipas kërkesës së Gjykatës, PPS duhet të kërkojë nga Drejtoria për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuarA dhe MPB-ja sqarim mbi kërkesën e kësaj prokurorie për përdorim gjyqësor të provave, të cilat në këtë rast konsiderohen informacione të klasifikuara.
 
Nga PPS thonë se nuk kërkojnë që dëshmitë të cilat dëshiron t’i përdorë për rastin, të deklasifikohen, por të mund të shihen dhe dëgjohen nga persona që e kanë certifikatën e sigurisë. 
 
Për palën mbrojtëse seanca e sotme ishte humbje kohe, duke dëshmuar se cila është e vërteta. 
 
“Kur është fjala për Prokurorinë Publike Speciale, surprizat në këndvështrimin ligjor nuk kanë  fund. Kemi dëgjuar se tre herë gjykata ka intervenuar për të marrë punën e tyre, për t’ju  shpjeguar se si të veprojnë në bazë të vendimit, që herën e fundit ishin të detyruar për të kryer deklasifikimin e provave”,- deklaroi avokati, Nikolla Dodevski.
 
Gjykatësja, Lidija Petrovska, e cila e udhëheq rastin “Fortesa 2”, sërish i largoi gazetarët nga seanca, që të mundet të lexohen përmbajtjet nga dokumentacioni që PPS e ka marrë nga MPB pas kërkesës për deklasifikim dhe për shfrytëzim të informatave të klasifikuara në procedurë gjyqësore.  Seanca e radhës është planifikuar për më 13 mars.
 
SANIJE DURAKU