Maqedoni
LSDM, akuza qeverisë për mospastrimin e rrugëve
17.01.2017 17:43
LSDM ka akuzuar pushtetin se nuk ka bërë sa duhet për pastrimin e rrugëve nga bora...

Maqedonia për të tretën javë me radhë është në kaos me rrugët shtetërore dhe të qyteteve të papastruara për shkak të moskujdesit të institucioneve, theksojnë nga LSDM.
“Qeveria në largim e VMRO-DPMNE-së, krahasuar me rajonet e tjera, ndan më pak mjete financiare për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimërore, vetëm 3.300 euro për një kilometër, që nuk është aspak e mjaftueshme. Për krahasim, Serbia ndan 330% më shumë para se ne, ose 9 mijë euro për kilometër, dhe Bosnjë e Hercegovina 7.700 euro. Institucionet tona shtetërore nuk kanë makineri adekuate me të cilat mund të përballet me sukses në situatën e krijuar në terren dhe nuk janë në gjendje të mirëmbajnë autostradat dhe rrugët në kushte dimërore. Shtresat e borës po pastrohen me makineri 100% të vjetruara, ndërsa ndërmarrjet e tjera publike dispozojnë me një numër të vogël të automjeteve që e pastrojnë borën, për këtë arsye ata angazhojnë kompani private, por edhe ata dështojnë në këtë drejtim. Maqedonia për tre javë me radhë është e ngujuar nga bora, me qytete dhe fshatra të shkëputura, ndërsa institucionet aspak nuk janë të përgatitura për këtë gjendje të krijuar”,- deklaroi kryetari i Komisionit për transport dhe lidhje nga LSDM, Blagoj Boçvarski.
