EKONOMI

Ekspertët: Të drejtat e punëtorëve nuk respektohen

09.05.2014 19:33

Kjo çështje u diskutua edhe në seminarin e organizuar nga Qendra për Krijim dhe Hulumtim të Politikave, nga ekspertë vendas dhe të huaj……

Papunësia e lartë, varfëria dhe shkeljet e të drejtave të punëtorëve janë problemet kryesore të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Kjo çështje u diskutua edhe në seminarin e organizuar nga Qendra për Krijim dhe Hulumtim të Politikave, nga ekspertë vendas dhe të huaj.

Debati u përqendruar rreth asaj se si të arrihet deri te ndalimi i shkeljes së të drejtave të punëtorëve, pasi që punëdhënësit ose kërkojnë mënyrën për pagesë minimale ose mundohen që të japin paga në dorë, ose t’i paraqesin punëtorët se punojnë me orar të shkurtuar, me qëllim që t’i paguajnë me pagë minimale.

“Njeriu si punëtor kalon kohë mjaft në vendin e punës, ashtu që nëse keqësohen marrëdhëniet me të drejtat e punëtorëve, do të thotë se automatikisht keqësohen edhe marrëdhëniet e të drejtave njerëzore në një vend. Në Republikën e Maqedonisë të drejtat e punëtorëve çdoherë e më shumë po zvogëlohen përmes përmbushjes së ligjeve dhe po kthehen në praktikë, ashtu që situata po bëhet çdoherë e më e keqe për të drejtat e punëtorëve, pasi që çdoherë punëdhënësit kërkojnë mënyrën që mos t’i paguajnë punëtorët me orar të plotë”, - deklaroi profesori universitar, Zdravko Saveski.

Ky seminar u mbajt si pjesë e Akademisë Rajonale për Demokraci, në të cilin përfshihen shtatë anëtarë të organizatave joqeveritare,të cilat së bashku kanë formuar rrjetin e shkollave politike, që veprojnë nën kujdesin e Këshillit të Evropës. Seminari i filluar sot, do të vazhdojë deri më 11 maj. (Gyltene Sinani, TVM2)