Maqedoni

Manastir, dy të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi

17.01.2017 18:14

Dy persona, anëtarë të një familjeje, kanë pësuar djegie dhe janë transferuar në spital, si pasojë e përfshirjes nga zjarri i një shtëpie në Manastir...

Zjarri u shkaktua si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, në një shtëpi në rrugën “Poreç”, në Manastir, gjatë mesnatës, ndërsa ndërhyrja e ekipit të zjarrfikësve ka qenë e vështirë.

Sipas policisë, katër automjete zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit. Mësohet se si pasojë e zjarrit, dëmi material është i madh, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të bombolës.