Maqedoni
Ndërmarrja Publike për rrugët shtetërore: nuk është e vërtetë se janë bllokuar rrugët
17.01.2017 18:38
Në deklaratën e LSDM-së kanë reaguar nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore...

Në deklaratën e LSDM-së kanë reaguar nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.
“Nuk është e vërtetë se Maqedonia është bllokuar nga bora, nuk është e vërtetë se ka qytete të izoluara. Të gjitha rrugët shtetërore pastrohen vazhdimisht nga bora me gjithë mekanizmin në dispozicion dhe në këtë mënyrë mirëmbahen për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve”,- theksojnë nga kjo ndërmarrje. "Duket se vetëm LSDM-ja është e verbër ndaj motit të keq, i cili e kaploi tërë Europën. Institucionet në Republikën e Maqedonisë mbetën në majë të detyrës së tyre, duke krijuar kushte për mbajtjen e komunikacionit në të gjitha rrugët shtetërore. Sivjet mjetet për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve janë në vlerë prej rreth 390 milionë denarë, që është shumë e lartë në krahasim me mjetet kur LSDM-ja ishte në pushtet",- theksohet në reagimin e Ndërmarrjes rrugët shtetërore.
Reagimi erdhi edhe nga VMRO-DPMNE.
“Në vend që të zhvillojnë politikë, duhet fillimisht LSDM-ja ta kontrollojë gjendjen në Strumicë dhe Kumanovë. Pikërisht në këto komuna nuk janë pastruar rrugët e qytetit dhe rrugicat”,- thonë nga VMRO-DPMNE.
