Bora po vështërson komunikacionin
Rreshjet e Borës dhe mjegulla që ka kapluar vendin....

Rreshjet e Borës dhe mjegulla që ka kapluar vendin, po e vështirësojnë komunikacionin në disa akse rrugore.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës.
Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në mëngjes kaishte në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë, si dhe aksi Mavrovë – Dibër, por tanimë sëhtë normalizuar qarkullimi në Strazhë njofton Llidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Në shumë vende shtresa e bores pritet të rritet edhe për 20 deri 30 centimetra, paralajmëron Drejtoria për punë hidro metereologjike, duke njoftuar për rritjen e intenyitetit të rreshjeve nga fundi i ditës dhe gjashtë natës.
Më shumë reshje do të ketë në jug të vendit ku në shumë vende priten edhe mbi 40 centimetra borë. Në rrethinën e Shkupit pritet lartësia e shtresës së dëborës të rritet për rreth 15 deri në 20 centimetra.
Aktualisht në vend po mban mot i vranët, kryesisht me reshje të dobëta të borës, ndërsa në juglindje me reshje të dobëta të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
