ASTMA

Dita botërore e astmës

09.05.2014 19:47

Më shumë se 100 mijë persona në Maqedoni vuajnë nga sëmundja e astmës. Por edhe pse sëmundje mjaft e përhapur, ende mbetet enigmë e shekullit XXI…….

Më shumë se 100 mijë persona në Maqedoni vuajnë nga sëmundja e astmës. Por edhe pse sëmundje mjaft e përhapur, ende mbetet enigmë e shekullit XXI. Si shkak për rritjen e numrit të personave të prekur me këtë sëmundje janë alergjitë e ndryshme dhe  ndotja e ajrit.

“Numri i të sëmurëve me astmë po rritet nga dita në ditë, kemi më shumë se 100 mijë persona me këtë sëmundje që vijnë nëpër ambulancat tona për tu hospitalizuar. Njëra ndër arsyet kryesore të rritjes së numrit me këtë sëmundje është ndotja e ajrit, alergjitë e shumta që i kemi rreth nesh”, tha mjekja Biserka Kaevska.

“Ka kohë që është e njohur dhe është ende një enigmë në shekullin 21 dhe sipas përparimit në diagnozës dhe terapive edhe një numër i madh i pacientëve nuk janë të kontrolluar. Në suaza evropiane 55 % nga numri i përgjithshëm i pacientëve nuk janë të kontrolluar, me astmë vetëm 7 % nga pacientët janë mirë të kontrolluar dhe këto janë qëllime të reja në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përmirësimin e kontrollit të personave të prekur nga astma”, u shpreh mjeku pullmo-alergolog, Dejan Dokiç.

Në botë gjithsej 300 milion pacient lëngojnë nga kjo sëmundje.  Mjekët thonë se  një  pjesë e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje kanë faktor trashëgues gjenetik që nuk mund të ndikojnë në përmirësimin e saj, por mund të ndikohet në mjedisin e jashtëm, që është një faktor i rëndësishëm në eksprimimin e materialit gjenetik. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)