Maqedoni

Në Plasnicë babai dyshohet për dhunimin e vajzës

18.01.2017 14:55

Një vajzë njëzet e katërvjeçare me pengesa mesatare mentale nga komuna e Plasnicës dje në stacionin policor në Kërçovë ka denoncuar se babi i saj 55-vjeçar disa herë e ka abuzuar seksualisht...

I dyshuari është privuar nga liria dhe kundër tij pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të shtrohet padi përkatëse penale, informoi Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt.
 
Sipas denoncimit, babi e ka dhunuar vajzën në shtëpinë e tyre në dy muajt e fundit, ndërsa për herë të fundit pardje rreth orës 06:40.
 
Pas ekspertizës së ekipeve në zyrën e jashtme për padi penale Kërçovë për rastin është njoftuar Qendra e Kërçovës për punë sociale, është bërë bisedë me vajzën dhe është dërguar në kontroll gjinekologjik në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë./Mia