Maqedonia nuk plasohet në “Eurovizion”
Në garën për këngën më të mirë të Evropës, përfaqësuesja e Maqedonisë, Tijana Dapçeviq, e cila performoi me këngën “To the sky “, nuk arriti të plasohet në finalen e këtij eventi evropian, pasi nuk mundi të marrë votat e mjaftueshme nga publiku evropian dhe juria e spektaklit…...

Në Kopenhagë të Danimarkës mbrëmë u mbajt gjysmëfinalja e dytë e Festivalit Evropian të Këngës.
Në garën për këngën më të mirë të Evropës, përfaqësuesja e Maqedonisë, Tijana Dapçeviq, e cila performoi me këngën “To the sky “, nuk arriti të plasohet në finalen e këtij eventi evropian, pasi nuk mundi të marrë votat e mjaftueshme nga publiku evropian dhe juria e spektaklit.
Në gjysmëfinalen e dytë, shtetet të cilat arritën të sigurojnë vende për në finale janë: Zvicra, Sllovenia, Polonia, Rumania, Norvegjia, Greqia, Malta, Bjellorusia, Finlanda dhe Austria.
Festivali Evropian i Këngës këtë vit është udhëhequr nga Lisa Rene, Nikolaj Kopel dhe Pilov Asbek.
Në finalen e nesërme, në garën konkurruese për vendin e parë do të jenë: Suedia, Sllovenia, Polonia, Rumania, Norvegjia, Greqia, Malta, Bjellorusia, Finlanda, Austria, Mali i Zi, Hungaria, Rusia, Armenia, Azerbajxhani, San Marino, Ukraina, Suedia, Holanda, Islanda, që i janë bashkangjitur pesëshes konstante të këtij festivali, Francës, Gjermanisë , Italisë, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar, si dhe vendit nikoqir, Danimarkës. (Zejxhane Osmani, TVM2)
