Botë
Biden: të mbrojmë rendin ndërkombëtar liberal
18.01.2017 17:38
Të mbrohet rendi ndërkombëtar liberal përballë një Rusie agresive dhe rritjes së populizmit theksoi zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden...

Të mbrohet rendi ndërkombëtar liberal përballë një Rusie agresive dhe rritjes së populizmit theksoi zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ne formimin ekonomik botëror që po zhvillohet në Davos.
Ai paralajmëroi për “përpjekje të mëtejshme të Rusisë për t’u përzierë në proceset demokratike. Biden tha se Uashingtoni duhet të punojë me çdo kusht me Europën për të qëndruar përballë presidentit rus, Vladimir Putin.
Paralajmërimi i tij vjen vetëm dy ditë përpara betimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump.
“Nën drejtimin e presidentit Putin, Rusia është duke punuar me çdo mjet në dispozicionin e tyre për të dëmtuar çdo skaj të projektit europian, për të testuar linjat e fajit të kombeve të Perëndimit dhe për t’u rikthyer te politikat e përcaktuara nga sferat e ndikimit. Ne e shohim këtë në agresionin e shfaqur kundër fqinjëve të saj, e shohim në përdorimin mbarëbotëror të propagandës dhe fushatave të informimeve të rreme. Shumë vende të Europës do të zhvillojnë zgjedhje këtë vit, ne duhet të presim përpjekje të mëtejshme nga Rusia për t’u përzierë me proceset demokratike. Do të ndodhë sërish, e këtë ua premtoj. E sërish qëllimi do të jetë i qartë: të rrëzohet rendi ndërkombëtar liberal”,- deklaroi zëvendëspresidenti amerikan në largim, Joe Biden.
Edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se nuk ka “baza” për fajësimin e globalizimit ekonomik për problemet me të cilat po përballet bota, duke thënë se krizat financiare janë shkaktuar nga kërkesat e tepërta për fitime.
Edhe komentet e tij u lexuan si një “shuplakë” ndaj Trumpit, i cili ka premtuar një sjellje më proteksioniste.
REJHANE BUSHI-METAJ
