Botë
Ndalesa e Haradinajt, Koçi: mund të mos e fitojë lirinë deri më 13 shkurt
18.01.2017 18:19
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të mos kthehet në Kosovë deri më 13 shkurt...

Avokati i tij, Arianit Koçi, sqaron se afati maksimal i kërkesës për ekstradim me dokumente shoqëruese nga ana e Serbisë është 40 ditë prej momentit të arrestimit të Haradinajt.
Ky i fundit është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar dhe, sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, mund të qëndrojë në Francë deri më 13 shkurt.
Koçi thotë se Serbia po e zvarrit qëllimisht kërkesën për ekstradim, me qëllim që ta mbajë atë sa më gjatë në Francë.
Serbia në raporte dhe marrëveshje ndërkombëtare, sipas avokatit, po vepron me keqbesim, duke tentuar që Haradinajn ta dëmtojë dhe demonizojë.
