Hidrocentrali ”Ura e Boshkut”, ELEM: BERZh nuk duhej të tërhiqej
ELEM e ka quajtur të shpejtuar vendimin e BERZh për tërheqje nga financimi i hidrocentralit ”Ura e Boshkut”...

Sipas ELEM-it, ky hidrocentral është projekt i rëndësishëm energjetik, pasi që kontribuon në rritjen e prodhimtarisë së brendshme të energjisë elektrike dhe në pasurimin e portofolit të burimeve të rinovueshme në vend.
ELEM-i bën të ditur se është përgatitur i tërë dokumentacioni për mbrojtjen e ambientit jetësor sipas ligjeve të Maqedonisë dhe politikave të BE-së për ambientin jetësor, si edhe të politikave të BERZh-it.
ELEM-i bën të ditur se e ka shtyrë realizimin e projektit në pajtim me udhëzimet e Konventës së Bernës, duke shtuar se BERZh-i nuk është dashur që të tërhiqet nga kreditimi i këtij hidrocentrali.
ELEM-i thekson se projekti nuk do të kishte asnjë ndikim në popullsinë e rrëqebullit të Ballkanit, që gjendet edhe në Mavrovë, por që është një kafshë e shpallur në rrezik për zhdukje.
