Maqedoni
Janë hedhur 140 tonë krip në rrugët e Shkupit
18.01.2017 20:15
Ekipet e shërbimeve dimërore të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar edhe sot deri në orën 13 kanë hedhur 140 tonë kripë..

Ekipet e shërbimeve dimërore të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar edhe sot deri në orën 13 kanë hedhur 140 tonë kripë në bulevardet dhe rrugët e qytetit, posaçërisht në vendet kritike.
Ekipet e shërbimit dimëror, siç informojnë nga Qyteti i Shkupi, me automjetet për gërmim intervenuan nëpër rrugët e qytetit dhe në pikat kritike, gjegjësisht në të gjitha urat, rrethrrotullimet, mbikalimet, nënkalimet dhe zonat e larta drejt Vodnos, Përzhinos, Hekuranës, si dhe të gjitha të ashtuquajturat "pikat e zeza" në qytet.
Ekipet e NP "Higjiena Komunale" janë në terren dhe e pastrojnë borën dhe akullin në të gjitha komunat e Shkupit.
Shërbimi i Qytetit e ndjek situatën në terren dhe do të intervenojë sipas nevojave.
Nga qyteti i Shkupit u rekomandojnë shoferëve të ngasin automjetet me kujdes dhe t'u përmbahen kushteve të rrugëve dhe përkujtojnë se në kompetencë të qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët tjera janë në kompetencë të komunave dhe ata janë të angazhuara për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Apelohet edhe deri te qytetarët, këshillat e shtëpive dhe pronarët e objekteve afariste t'i përmbahen obligimit ligjor për pastrimin e borës nga hyrjet e objekteve të tyre./mia
