Botë
Gjykata britanike të martën do të vendosë për fillimin e Bregzitit
18.01.2017 20:49
Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe do të vendos të martën, 25 janar, nëse kryeministrja Tereza Mej...

Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe do të vendos të martën, 25 janar, nëse kryeministrja Tereza Mej do të fillojë proces për braktisje të Bashkimit Evropian pa leje të Parlamentit.
Mej paraprakisht tha se deri në fund të marsit do ta aktivizojë Nenin 50 me çka do të fillojë Bregziti, ndërsa Qeveria për atë mund të vendosë pa leje të deputetëve.
Gjykata Supreme në nëntor të vitit të kaluar vendosi se do të ishte kundërligjore që Mej vetëm ta aktivizojë Nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, për çka Qeveria është ankuar deri te Gjykata Supreme./mia
