KUVENDI I MAQEDONISË

Nesër mbahet seanca konstituive e kuvendit

09.05.2014 21:09

Kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar Trajko Veljanovski, ka nënshkruar vendimin për thirrjen e seancës konstituive e cila do të mbahet nesër me fillim në ora 13:00…...

Nesër do të mbahet séance konstituive e përbërjes së re të Kuvendorit Republikan.

Kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar Trajko Veljanovski, ka nënshkruar vendimin për thirrjen e seancës konstituive e cila do të mbahet nesër me fillim në ora 13:00.

Në këtë séance ashtu siç është paralajmëruar nuk do të marrin pjesë deputetët e opozitës maqedonase dhe deputeti i vetëm i RDK-së të cilët kanë vendosur të mos pranojnë mandatet, për shkak të vlerësimit se zgjedhjet u zhvilluan me shum parregullsi. 

Lidhja socialdemokrate poashtu dje ka dërguar letër deri te KSHZ se nuk pranon mandatet e fituara për deputetë. Me përgjigjen deri te KSHZ janë deponuar edhe deklaratat e vërtetuara në noter.