Maqedoni

PDSH cakton datën e Kongresit të jashtëzakonshëm, javën që vjen

18.01.2017 18:43

PDSH do të vendosë javën që vjen, për datën e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë...

PDSH do të vendosë javën që vjen, për datën e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë, nga I cili do të zgjidhet kryetari I ri, pas dorëheqjes së Menduh Thaçit.
 
Nga PDSH thonë se për datën do të vendosë Kuvendi Qendror i partisë , pas analizës paraprake të rezultateve të zgjedhjeve të 11 dhjetorit. 
 
“Këtë javë pritet të përfundojnë mbledhjet e degëve të PDSH-së, ku po analizohen zgjedhjet e parakoshhme parlamentare, të dhjetorit. Pas kësaj, shumë shpejt do të duhet të mbahet Kuvendi Qendror të parties, që do të vendosë për mbajtjen e kongresit, ku do të zgjidhet Kryetari i partisë”, thonë nga PDSH 
 
Zgjedhjet e 11 dhjetorit rezultuan me vetëm 2 deputetë për PDSH-në dhe ky është rezultati më I dobët në historinë parlamentare të kësaj partie, që rezultoi edh me dorëheqjen e parevokueshme të kreut të saj .  Por nga PDSH nuk  japin asnjë informacion nëse po diskutohen emrat e kandidaturave potenciale për pasardhësin e  Menduh
 
Thaçit, e as nëse ky I fundit do të rikandidojë edhe një herë për karriken e parë të PDSH-së.