Gruevski takon Ahmetin diskutojnë për situatën politike
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar sot pasdite me Kryetarin e VMRO–DPMNE-së, Nikolla Gruevski...

Nga pres qendra e BDI-së, njoftojnë vetëm se në takim është biseduar për dy çështje, analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, korrekte dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale politike.
“Dy liderët këmbyen mendime rreth situatës paszgjedhore si dhe për sfidat e ardhshme në këtë drejtim”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Nuk dihet nëse në takim është arritur ndonjë dakordim për tre pikat e BDI-së , përdorim të barabartë të gjuhës shqipe në të gjithë territorin, zgjatje të mandatit të Prokurorisë Speciale dhe vazhdimin e procesit të euro-integrimeve.
VMRO-DPMNE ka qenë e prerë nuk pranon ndryshim të Kushtetutës sa i takon statusit të shqipes dhe as zgjatje të mandatit të Speciales, e cila sipas tyre ka anshmëri politike. Të dy partitë, VMRO-DPMNE dhe BDI, edhe më herët kanë bërë me dije se negociatat mund të mos sjellin rezultate pozitive.
