Botë
Anonimus me kanosje për Trampin
19.01.2017 09:35
Grupi haker Anonimus publikoi paralajmërime kërcënuese për presidentin amerikan të sapozgjedhur Donald Tramp...

Grupi haker Anonimus publikoi paralajmërime kërcënuese për presidentin amerikan të sapozgjedhur Donald Tramp, duke theksuar se do të pendohet në katër vitet e ardhshme.
Anonimus në Twitter publikoi thirrje për të gjithë simpatizuesit që të zbulojnë çfarëdo lloj materialesh eventuale komprometuese për Trampin.
"Tani nuk janë më vitet e tetëdhjeta, informacionet nuk zhduhen, gjithçka është këtu. Do të pendoheni në këto katër vitet e ardhshme", shkroi grupi haker në Twitter.
Tramp është i njohur sepse shpesh herë shkruan në Twitter, por ende nuk e ka komentuar kërcënimin./mia
