Botë

Xhorxh Bush më i vjetri në kujdes intensiv, ndërsa është hospitalizuar edhe bashkëshortja e tij Barbara

19.01.2017 11:09

Ish-presidenti amerikan Xhorxh H.V. Bush (92) mbrëmë është transferuar në kujdes intensiv në një spital në Hjuston...

Ish-presidenti amerikan Xhorxh H.V. Bush (92) mbrëmë është transferuar në kujdes intensiv në një spital në Hjuston për shkak të ndezjes në mushkëri, ndërsa në të njëjtën klinikë është vendosur edhe bashkëshortja e tij Barbara (91).
 
Bush në spital është nga e shtuna me çka kishte intervenim për lirim të rrugëve të frymëmarrjes.
 
Zëdhënësi i Bush, Xhim Mekgret theksoi se edhe ish-zonja e parë me të cilën është i martuar tani e 72 vjet, është hospitalizuar për shkak të kollës dhe lodhjes./mia