Përplasje VMRO-LSDM
Në Maqedoni ka të burgosur politik, në mes tyre edhe gazetarë dhe kjo bën që Maqedonia të mbetet larg anëtarësimit në BE theksoi Lidija Dimova nga LSDM..

LSDM-ja opozitare në ditën e europës ka vlerësuar se aktualisht Maqedoninë e ndajnë 100 hapa nga Evropa.
Në Maqedoni ka të burgosur politik, në mes tyre edhe gazetarë dhe kjo bën që Maqedonia të mbetet larg anëtarësimit në BE theksoi Lidija Dimova nga LSDM. Tani ka filluar lufta kundër diktaturës dhe regjimit të Nikolla Gruevskit tha Dimova.
"Jetojmë në një terr të plotë informativ, shtypje, cënime, llogari me kundërshtarët që nuk mendojnë njejtë. Edhe 69 vite nga fitorja mbi bashkërenditjen shtetërore më regressive, në Maqedoni sot përsëri flitet për luftë të sigurimit të të drejtave të njeriut, luftë për liri, luftë për liri të mediave, përmirësimin e marëdhënieve ndëretnike dhe luftës për demokraci", tha Dimova nga LSDM.
Ndërsa në Kundërpërgjigjen e VMRO-DPMNE-së thuhet se pikërisht Lidija Dimova është shembulli më i mirë se si funksionon LSDM-ja. Dimova sipas tyre deri dje prezantohej si eksperte e pavarur, ndërsa sot është kryetare e Këshillit për integrimet euro-atlantike në LSDM.
“Politika e LSDM-së me gënjeshtra dhe konstrukte, por edhe shpifje ndaj shtetit të vet, u dënua në zgjedhjet e fundit, por si duket LSDM-ja nuk e ka mësuar lekcionin”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
