Indi, autobusi përplaset me kamionin, 15 fëmijë të vdekur
19.01.2017 11:26
Të paktën 15 nxënës në Indi vdiqën dhe 40 të tjerë janë lënduar pasi një autobus shkolle që po udhëtonte u përplas...

Të paktën 15 nxënës në Indi vdiqën dhe 40 të tjerë janë lënduar pasi një autobus shkolle që po udhëtonte u përplas me një kamion në shtetin verior të Uttar Pradesh.
Përplasja ndodhi në Etah, rreth 265 km larg nga kryeqyteti i shtetit, Lucknou.
Një oficer i lartë i policisë tha se 14 nxënës janë në gjendje kritike.
“E vetmja gjë që mund t’ju themi është se kemi 15 fëmijë të vdekur dhe shumë të tjerë në gjendje kritike dhe po trajtohen në spital.
Punojmë për të vërtetuar shkaqet e aksidentit”,- deklaroi shefi i Policisë rajonale, Daljeet Chaudhary.
Të dhënat e para tregojnë se kamioni po ecte me shpejtësi të lartë kur u përplas me autobusin e shkollës.
Rruga ishte e mbuluar me mjegull, e cila mund të jetë një ndër shkaqet e aksidentit, por kjo duhet të vërtetohet.
Policisë i asistuan edhe banorët vendas që vrapuan të nxjerrin fëmijët nga autobusi i shkatërruar.
India ka numrin më të madh të të vdekurve nga aksidentet në botë, për shkak të infrastrukturës joadekuate, shoferëve të patrajnuar, numrit të paktë të forcave të rendit dhe makinave të vjetruara.
GAZMEND KURTISHI
