Botë
U rrëzua soliteri më i vjetër në Iran
19.01.2017 12:23
Të paktën 38 persona janë lënduar gjatë rrëzimit të sotëm të soliterit më të vjetër iranian në qendër të Teheranit...

Të paktën 38 persona janë lënduar gjatë rrëzimit të sotëm të soliterit më të vjetër iranian në qendër të Teheranit.
Ndërtesa u rrëzua pasi që paraprakisht katet e fundit ishin përfshirë nga zjarri.
Soliteri me 17 kate i ndërtuar në fillim të viteve 60-të të shekullit të kaluar dhe në të ka pasur edhe një qendër tregtare, që ishte evakuuar për shkak të zjarrit./mia
