Maqedoni
Janë hedhur 155 tonë kripë në rrugët dhe bulevardet e Shkupit
19.01.2017 13:39
Gjithsej 155 tonë krip janë hedhur mbrëmë (deri në orën shtatë të mëngjesit) në rrugët dhe bulevardet e Shkupit, veçanërisht në vendet kritike...

Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, ekipet e Shërbimit dimëror janë në terren dhe e pastrojnë borën dhe akullin nga rrugët dhe trotuaret.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski tërë natën me Shërbimin dimëror ishte në terren dhe i ka ndjekur aktivitetet.
Automjetet për pastrim kanë intervenuar nëpër rrugët e qytetit dhe pikat - në të gjitha urat, mbikalimet dhe nënkalimet dhe zonat e larta drejt Vodnos, Përzhinës, Hekuranës, si dhe në të gjitha të a.q. "pika të zeza" në qytet./mia
