Maqedonia e mbuluar me borë
Për shkak të reshjeve intensive, Maqedonia natën e kaluar është mbuluar me borë, prandaj komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore...

Më shumë borë mbrëmë ka rënë në Mavrovë, ku shtresa e borës arrin deri në 85 centimetra, 62 centimetër janë matur në Lazaropole, ndërsa në Pozharane ka rënë 61 centimetra borë.
Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit njoftojnë se gjatë natës deri në mëngjes kanë hedhur 155 ton kripë në bulevardet dhe rrugët e qytetit, veçanërisht në vendet më kritike, me qëllim që rrugët të jenë të kalueshme dhe të parandalohen ngricat.
Siç njofton Qyteti i Shkupit, ekipet e shërbimit janë në terren dhe pastrojnë borën.
“Apelojmë deri te qytetarët, pronarët e objekteve dhe shtëpive që t’u përmbahen detyrimeve ligjore për pastrimin e borës, si dhe komunat të kryejnë obligimin e tyre për pastrimin e rrugëve në kompetencë të tyre, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Nga Lidhja Auto-Moto njoftojnë se hiqet ndalesa për qarkullim të kamionëve në aksin rrugor Kërçovë-Ohër përmes qafës malore Presekë dhe në qafën malore Pletvar.
Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafën malore Strazhë, Gjavatë, dhe Mavrovë, si dhe në aksin rrugor Vallandovë-Dojran.
Po ashtu nga ora tetë e mëngjesit rruga magjistrale Shkup- Kalimi kufitar Bllacë është mbyllur për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese.
