Botë

Në Sudan palët luftuese arrijnë armëpushim

10.05.2014 15:59

Marrëveshja përcakton një armëpushim të menjëhershëm si edhe hartimin e një kushtetute të re dhe zgjedhje të reja...

Marrëveshja përcakton një armëpushim të menjëhershëm si edhe hartimin e një kushtetute të re dhe zgjedhje të reja.
 
Si pasojë e konfliktit në shtetin më të ri në botë mijëra persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa mbi 1 milion të tjerë kanë mbetur të pastrehë. Në mujain janar u arrit në marrëveshje armëpushimi, por u rrëzua brenda disa ditësh ,ku të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për rifillimin e luftimeve. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se marrëveshja ” mund të shënojë një zbulim të madh për të ardhmen e Sudanit Jugor.
 
OKB ka akuzuar si qeverinë dhe rebelët për krime kundër njerëzimit,përfshirë vrasje masive dhe perdhunime në grup.
 
Marrëveshja mes rivalëve u nënshkrua dje ne oret e vona në kryeqytetin etiopian, Adis Abeba pas takimit të tyre të parë ballë për ballë që prej fillimit të veprimeve ushtarake. Marrëveshja u nënshkrua edhe nga Kryeministri etiopian, i cili priti bisedimet.
 
Një zyrtar i Bashkimit Afrikan paralajmëroi, duke pasur parasysh krizën aktuale, rivendosja e paqes do të jetë e vështirë.
 
Sipas korrespondentit te BBC në Adis Abeba, marrëveshja bën thirrje për përfundimin e luftës brenda 24 orëve nga nënshkrimi dhe gjithashtu lejimin e ndihmave humnaitare.
 
Organizata beri thirjje qe pergjegjesit te dalin perpara drejtesise. Sipas okb, pesë milionë njerëz kane nevojë për ndihmë.