Dita e “Ujit të bekuar”, 100 kandidatë në ujërat e Vardarit
Në festën ortodokse të “Ujit të bekuar”, në mesditë në ujërat e lumit Vardar....

Në festën ortodokse të “Ujit të bekuar”, në mesditë në ujërat e lumit Vardar, rreth 100 kandidatë u përpoqën të kapin kryqin që u hodh nga kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, kryepeshkopi Stefan.
Më i aftë ishte Boban Pavlovski nga Ohri, i cili i pari arriti te kryqi. Sipas besimtarëve ortodoksë, hedhja e kryqit do të thotë bashkimi me Krishtin dhe besohet se ai që arrin të kap kryqin do ta ndjek mirëqenia, shëndeti dhe fati gjatë gjithë vitit.
Kjo festë lidhet me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan dhe Shën Jovani, i cili atëherë quhej Jovan apo Gjon Pagëzori.
Më herët, kryepeshkopi Stefan shërbeu liturgjinë e madhe të Shën Vasilit në “Kishën e Virgjëreshës Mari”.
Hedhja e kryqit u bë edhe në të gjithë lumenjtë dhe liqenet e vendit.
