Ajri në Shkup, qytetarët të shqetësuar: po sëmuremi nga ndotja

19.01.2017 19:01

Hulumtimi i fundit i institutit të shëndetit publik....

Hulumtimi i fundit i institutit të shëndetit publik dhe shifrat alarmuese për 1.300 të vdekur çdo vit nga ajri i ndotur në Shkup, kanë shqetësuar pa masë qytetarët e kryeqendrës sonë.

Shkupi është një ndër qytetet më të ndotura të Europës nëse merren parasysh grimcat PM 2.5. Kjo ndikon që 30 deri më 35 për qind të sëmundjeve të shkaktohen si pasojë e ndotjes së ajrit.

Qytetarët e anketuar thonë se ndotja ka mjaft ndikim në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme të mushkërive. Ata thonë se një pjesë të madhe të ndotjes e bëjnë veturat.

“Kjo ndikon shumë në shëndet. Për ndotje e para është Prishtina, pastaj Shkupi. Duhet të rregullojnë ajrin pak, duhet t’i shikojnë veturat, sepse karburanti është më i keq”,- u shpreh një qytetar. 

“Ndotja e ajrit ndikon shumë, sidomos tek ne që jemi më në moshë. Por, tani ky moti me bore shpresoj se do të ndikojë që të pastrohet ajri”,- theksoi një qytetar.

“Ndikon shumë, por kujt t’i them, është e kotë, a ka vesh dikush?”,- tha një qytetar. 

Qytetarët apelojnë deri tek institucionet kompetente që të angazhohen maksimalisht për pastrimin e ajrit, për shkak se është me rëndësi për shëndetin e tyre. (Ersan Pajaziti, TVM2)