Botë

Michelle Obama kërkon lirimin e vajzave nigeriane

10.05.2014 16:02

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, do të mbajë adresimin javor të presidentit në radio...

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, do të mbajë adresimin javor të presidentit në radio, për të dënuar rrëmbimin e vajzave në Nigeri.
 
Zonjat e para zakonisht përmbahen nga vërejtjet e zëshme politike, por zonja Obama ka bërë fushatë për lirimin e më shumë se 200 vjazave.
 
Grupi islamik Boko Haram i ka rrëmbyer ato qysh më 14 prill dhe ka kërcënuar se do t’i shesë.
 
“Ajo që ka ndodhur në Nigeri nuk është një incident i izoluar. Është një ngjarje që e shohim çdo ditë derisa vajzat në gjithë botën rrezikojnë jetët e tyre për të ndjekur ambiciet”, ka thënë më herët zonja Obama.