Tetovë, qytetarët: Askush nuk e pastron borën
Reshjet e fundit të borës kanë sjellë probleme në malësinë e Tetovës....

Reshjet e fundit të borës kanë sjellë probleme në malësinë e Tetovës. Banorët ankohen se rrugët janë pastruar shkel e shko dhe hasin në vështirësi të shumta në trafik.
Banorët me vete mbajnë lopata pastrimi për t’i dalë vetes në ndihmë nëse bllokohen.
Të papastruara janë edhe rrugët dytësore, e sidomos ato në periferi të Tetovës.
Qytetarët e zonave periferike ankohen se kanë vështirësi, sidomos ata që ecin në këmbë, pasi, sipas tyre, nuk është intervenuar që nga reshjet e para.
“Aspak nuk bën rruga, nuk është e pastruar. Si mos të kemi vështirë kur nuk lëvizet, kalojnë ekskavatorët, por nuk e bëjnë mirë, aspak nuk bën rruga, është në hall”,- u shpreh një qytetar i Tetovës.
“Vështirë shumë... Në këmbë lëvizim, siç e shihni”,- tha një qytetar i Tetovës.
“Rruga nuk është edhe e mirë, mund të lëvizet, por nuk është e pastruar ashtu si duhet”,- theksoi një qytetar i Tetovës.
“Rruga është katastrofë, mos pyet, askush nuk pastron pa pastruar ne”,- potencoi një qytetar i Tetovës.
“Katastrofë është rruga, e pa pastruar, kanë filluar tani ta pastrojnë, shumë vështirë e kemi me zinxhirë”,- u shpreh një qytetar i Tetovës.
Nga komuna e Tetovës heshtin. TVM2 u mundua disa herë të marrë deklaratë nga autoritetet e Komunës, por ata nuk duan të prononcohen se çfarë po ndodh me pastrimin e borës në këtë Komunë. (Visar Sadiki, TVM2)
