Propagandoi pro ISIS-it, arrestohet një mësuese në Shkodër
Është arrestuar dhe më pas shoqëruar në Polici një mësuese e medresesë së Shkodrës....

Është arrestuar dhe më pas shoqëruar në Polici një mësuese e medresesë së Shkodrës, e cila propagandoi pro ISIS gjatë orëve të mësimit.
Emine Alushi ishte filmuar në një video nga nxënësit në vitin 2015, të cilët i kishin dërguar në një emision investigativ. Në video mësuesja thotë se ISIS është organizatë e mirë dhe mbron popullin e Sirisë, Palestinës, Egjiptit etj.
Në reagimin e saj pas shfaqjes së videos, medreseja e Shkodrës deklaron distancim nga deklarimet e mësueses. Drejtuesi, Kujtim Dervishi, thotë se fjalët e mësueses në video nuk përfaqësojnë linjën zyrtare të këtij institucioni arsimor fetar.
Burime në Policinë e Shkodrës pohojnë se mësuesja, Emine Alushi, ka qenë disa herë edhe në Mekë.
Çështja i ka kaluar për hetime Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. (Luljeta Ndoka, TVM2)
