Kriza e migrantëve, eurodeputetët: Urgjentisht transferoni refugjatët nga Ballkani
Deputetët në Parlamentin Europian i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian....

Deputetët në Parlamentin Europian i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian dhe autoriteteve të vendeve-anëtare të Unionit të sigurojnë ndihmë urgjente që t’u ndihmojnë migrantëve në përballjen me temperaturat e ulëta dhe borën në disa pjesë të Europës, duke i theksuar se me këtë rast Maqedoninë, Greqinë dhe Serbinë, si vende ku ka “kushte të papranueshme”.
Eurodeputetët u kanë bërë thirrje vendeve të BE-së që t’i plotësojnë premtimet e tyre për transportim të mijëra azil-kërkuesve në vende të tjera, sidomos nga Greqia. Është “e papranushme” që nuk reagohet edhe në vende të tjera, siç janë Serbia dhe Republika e Maqedonisë, sa njerëz duhet të vdesin nga i ftohti që BE-ja të reagojë, pyetën eurodeputetët.
Deri më tani janë transportuar vetëm gjashtë për qind nga 160.000 azil-kërkues, të cilët duhet të barten nga Greqia në Itali.
