Teheran, merr flakë dhe shembet ndërtesa, 75 të vdekur

19.01.2017 21:04

Të paktën 75 persona, përfshirë 45 zjarrfikës, janë vrarë kur një ndërtesë 17-katëshe....

Të paktën 75 persona, përfshirë 45 zjarrfikës, janë vrarë kur  një ndërtesë 17-katëshe, e përfshirë nga zjarri, u shemb në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Rreth 200 persona u përballën me flakët për orë të tëra, para se ndërtesa të shembej.

Ende shumë persona besohet se janë nën rrënoja dhe ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Ndërtesa e ndërtuar në vitin 1962 dikur ishte ndërtesa më e lartë e Teheranit dhe përmbante edhe një qendër tregtare. Zyrtarët iranianë kanë raportuar se ka pasur paralajmërime rreth mungesës së sigurisë në ndërtesë.