Turqi, operacion anti-terror, pesë të arrestuar, njëri kamikaz
19.01.2017 21:12
Autoritetet turke kanë arrestuar pesë persona....

Autoritetet turke kanë arrestuar pesë persona gjatë operacionit antiterrorizëm në rajonin Okmeydan të Stambollit.
Sipas informacioneve, ekipet e Drejtorisë së Antiterrorizmit, forcat e operacioneve speciale dhe të sigurisë publike në orët e mbrëmjes kanë kryer operacion në ndërtesën e quajtur “Federacioni Rinor”, e cila operon nën drejtimin e organizatës terroriste DHKP.
Forcat e sigurisë kanë hyrë në ndërtesë duke thyer dyert e çelikta dhe kanë ndaluar pesë persona. Ka dyshime se njëri prej personave të dyshuar mund të jetë kamikaz. Nga kontrolli i ushtruar u sekuestruan një sërë materialesh. Personat e dyshuar, të cilët janë ndaluar, u dërguan në Spitalin Haseki për kontrollin mjekësor.
