Parashikimi i motit

20.01.2017 09:26

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha dielli sidomos në perëndim të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej ­-8 deri në ­8 gradë Celsius, ndërsa të ditës prej 0 deri në 4 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha dielli.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperaturat do të lëvizin nga ­5 gradë deri në 1 gradë Celsius.

Sot dhe gjatë uikendit moti do të jetë stabil, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë në rënie dhe kudo nën zero. Reshje të reja lokale të borës dhe shiut, por me intensitet më të dobët priten nga e hëna gjatë natës dhe të martën.