Kush janë njerzit e Trumpit që do të udhëheqin shtetin më të fuqishëm në botë?

20.01.2017 10:01

Multimilionerët, veteranët ushtarak, njerëz pa eksperiencë në diplomaci ose politikë....

Multimilionerët, veteranët ushtarak, njerëz pa eksperiencë në diplomaci ose politikë, porn ë pozitat e larta në banka dhe korporata të naftës do ta përbëjnë ekipin e Trumpit dhe do të ketë role kryesore gjatë katër viteve të ardhshme.

Mediat kanë veçuar disa kandidat më kontravers. Një nga ata është shefi i ardhshëm i diplomacisë Rex Tillerson. Rex Tillersonin, Donald Trump e përshkruan si “lojtar botëror”. Nuk ka kurrfar experience  në sektorin publik. 40 vjet ka punuar në “Exxon”, kompaninë më të vlefshme të naftës në botë ndërsa dhjetë vitet e fundit ka qënë në krye të kësaj kompanie.  Problemi më i madh i tij është  marëdhëniet me Moskën. Putinin e njeh që prej gati 20 vjetëve, dhe ka marrë edhe dekoratë shtetërore ruse. Prandaj edhe gjatë seancës dëgjimore në Senat, shumë ashpër e ka sulmuar senatori Marco Rubio.

Ndër ata që angazhihen për një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë është “Qeni i tërbuar” James Mattis. Është pjestar i forcave detare-marinar pa qime në gjuhë, dhe është kandidat për ministër të mbrojtjes.  Mattis  në qarqet ushtarake është shumë lartë i vlerësuar dhe i respektuar, por është i njohur për deklaratat e tij kontraverse si p.sh.: “Bëhu i sjellshëm, bëhu profesionist, port ë kesh plan të vrasësh secilin që do ta njoftosh”.

Më diskutabil se “Qeni i tërbuar” përmendet përzgjedhja e Trumpit për njeriun e parë të jurispondecës dhe gjyqësisë. Për rendin dhe ligjin duhet të ngarkohet Jess Sessions. Tërë karierën e tij e shoqërojnë akuzat për rasizëm. Para 20 vjetëve ka hyrë në histori si njeriu i dytë të cilit asnjëherë nuk  është verifikuar si gkykatës federal për shkak të deklaratave të tij rasiste. Këto nuk janë kandidatirat e vetme kontraverse.

Aty janë edhe ministrat si p.sh. Wilbur Ross, që është i njohur si mbret i bankrotit,-  ministër i financave, që vjen nga “Goldman Sachs”, njerëz që kanë shumë  para por pa eksperiencë në politikë.  Një nga ata është edhe dhëndërri i Donald Trumpit Jared Kushner.  Vjehrri e dëshiron për këshilltar. Edhe pse ekziston ligji që ia ndalon presidentit punësimin e familjarëve në administratën e tyre, ekipi i Trumpit është i bindur se ka gjetur zbrastësi ligjore, sepse Kushner nuk do të jetë në cabinet dhe do të heqe dorë nga rroga.

Të premten më 20 janar, do të bëhet inaugurimi solemn i Donald Trumpit në Vashington, ku pritet të tubohen rreth 900 mijë veta, ndërsa këtë ngjarje do ta sigurojnë gati 30 mijë pjestar të forcave të sigurimit.