Prishtinë-Beograd, “treni” në Bruksel, BE: ulni tensionet, bisedime më 24 janar

20.01.2017 13:17

“Bisedimet me Prishtinën zyrtare do t’i vazhdojmë në fillim të javës së ardhshme”....

“Bisedimet me Prishtinën zyrtare do t’i vazhdojmë në fillim të javës së ardhshme”.

Kështu u shpreh kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për  televizionin publik serb RTS, pas një bisede telefonike që zhvilloi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën, siç theksoi Vuçiç, bisedoi për çështjet më të rëndësishme në rajon dhe marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën.

Kryeministri i Serbisë me këtë rast u shpreh se ishte munduar ta sqarojë kancelaren gjermane se “serbët duhet të kuptojnë se si popull janë në një situatë shumë të vështirë, por që me përgjegjësi dhe mençuri duhet ta tejkalojmë këtë situatë”. Ndërkohë që flet për opinionin serb, ngatërron edhe marrëveshjen të cilën e ka sigluar vetë në Bruksel.

Por, nuk janë vetëm shqiptarët që i pengojnë Aleksandar Vuçiçit, por edhe serbët, siç i etiketon ai “serbët e paditur” që kanë dëshirë të shpërndajnë gënjeshtra në çfarëdo lloj mënyre, ndërkohë sërish e gjuan fajin tek shqiptarët.

Pasi kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se do të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd, zyra e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri pranë BE-së, Federica Mogherini, bënë të ditur se në kuadër të dialogut me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, Beogradi dhe Prishtina janë ftuar në takim të nivelit të lartë, më 24 janar në Bruksel.