MAQEDONI
7 mijë njerëz sot vallëzuan për Ginis
10.05.2014 18:03
Vallja e gjatë që ishte paralajmëruar ta thyej rekordin e Kinës në vallëzim me rreth 18 mijë vallëtar...

Vallja e gjatë që ishte paralajmëruar ta thyej rekordin e Kinës në vallëzim me rreth 18 mijë vallëtar, sot nuk arriti deri në Strug dhe Ohër.
Në vend 18 mijë valltarë të paralajmëruar, dhe 18 kilomentra valle, sot në Podmolë morën pjesë vetëm 7 mijë pjesmarrës, ose u vallëzuan vetëm, 7 kilometra rrugë. Kështu që, vendi, nuk arriti të thyej rekordin aktual që u vu nga Kina në vitin 2009 me 17.200 vallëtarë.
Megjithatë, organizatorët e këtij manifestimi shprehen të kënaqur nga ky aktivitet i organizuar duke potencuar, se kjo është një hapë pozitiv në promovimin e turizmit të Maqedonisë.Sipas tyre, shkaku kryesor për të mos iu bashkangjitur vallës së gjatë që duhej të filloj prej Strugës e deri në Ohër ka qenë problem i transportit të njerzëve.
“Kjo është një nismë qytetarësh, ashtu në fakt edhe filloi, ku patëm për qëllim ti përfshijmë rreth 18 mijë pjesmarës për të vallëzuar në këtë manifestim. Për këtë manifestim ishin të lajmëruara rreth 21 mijë njerëz, mirpo mungesa e transportit të këtyre njerëve, rezultoi të kemi një numër të vogël vallëtarsh në këtë manifestim. Valla e Ginisit u vallëzua prej Podmolje, ku u përfshin të dy anët e rrugës”, shprehet organizaotri Nasir Hot.
Për organizatorët nuk ka qenë shumë e rendesishme nëse do të thyhej rekordi I Ginisit apo jo, por me rendësi për ta ishte shpalosja e koloritit popullor të të gjitha etnive ne Maqedoni, te cilet e bejnë specifik vendin tonë.
Vallës i janë bashkangjitur jo vetem shoqeritë kulturore por edhe qytetarë dhe turistë të shumtë. Por edhe pse nuk u arrit qëllimi, ky aktivitet ishte një ide e mirë për ta berë Maqedoninë te njohur në botë qoftë edhe përmes vallëve popullore.
REXHEP QAMILI
