Maqedoni

FSSh: në vitin 2016 u realizuan 22 milion e 274 receta

20.01.2017 16:13

Vitin e kaluar janë realizuar 22 milion e 274 receta, duke shënuar rritje për 5,4% në krahasim me vitin paraprak...

Vitin e kaluar janë realizuar 22 milion e 274 receta, duke shënuar rritje për 5,4% në krahasim me vitin paraprak, bëjnë të ditur nga Fondi Shëndetësor.
 
Sipas këtyre të dhënave, me barna janë furnizuar një milion e 230 mijë të siguruar, apo 66.4% e popullsisë vendore.
 
Kjo i ka kushtuar Fondit dy miliard e 626 milion denarë, duke shënuar rritje për 8,2%.
 
Nga Fondi po ashtu theksojnë se është rritur numri i barnave në listën pozitive.
 
“Sasia dhe shumëllojshmëria e barnave që mund të merren me recetë ka arritur deri në 1210 barna, me emër të mbrojtur nga prodhues të ndryshëm. Këto barna përfshijnë 427 gjenerik, prej të cilave 75% janë barna pa kosto shtesë, përveç participimit që zbatohet në pajtueshmëri me rregullat ligjore”,- deklaroi drejtori i FSSh-së, Orhan Ramadani.
 
Siç bëjnë të ditur drejtuesit e Fondit Shëndetësor, gjatë prezantimit të raportit për punë gjatë vitit të kaluar, të siguruarit me barnat e listës pozitive mund të furnizohen në 776 barnatore në mbarë vendin.
 
Njëherit, nga Fondi theksojnë se buxheti për barna për vitin 2017 është rritur për 200 milion denarë.
 
GYLTENE SINANI