MPJ e Maqedonisë, reagim ndaj Serbisë për emërtimin me shkurtesë
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë në rrugë diplomatike kërkoi korrigjim urgjent të emërimit të vendit...

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë në rrugë diplomatike kërkoi korrigjim urgjent të emërimit të vendit nga ana e organeve shtetërore në Serbisë.
Reagimi vjen pas paraqitjes së emërimit të Republikës së Maqedonisë me referencën dhe shkurtesën IRJM në pikëpagesat në Republikën e Serbisë.
“Shfrytëzimi i referencës dhe shkurtesa nga referenca në vend të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është në kundërshtim me marrëdhëniet e krijuara diplomatike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë. Kjo parregullsi duhet menjëherë të korrigjohet. Besojmë se provokimi i tillë, i cili i lëndon ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë, nuk është pasqyrë e fqinjësisë së mirë. Është e papërshtatshme dhe e turpshme të emërohemi në mënyrë fyese midis fqinjëve”,- theksojnë nga MPJ.
