Maqedoni
Rroga mesatare në Maqedoni 368 euro, qytetarët ankohen për paga të ulëta
20.01.2017 17:53
Rroga mesatare në Maqedoni gjatë vitit 2016 ka qenë më e ulët për 9.20 euro në krahasim me vitin 2015...

Sipas të dhënave, rroga mesatare në Maqedoni është 368 euro, që përbën rrogën më të ulët në rajon.
Qytetarët thonë se marrin rroga shumë të ulëta në krahasim me nevojat për jetesë.
“Mendoj se nuk janë të mjaftueshme dhe mendoj se duhet të rriten në afat sa më të shkurtër. Jo, nuk mjafton për ta kaluar muajin ashtu si duhet”,- u shpreh një qytetar.
“Sigurisht se në vende më pak të zhvilluara rrogat janë më të vogla në krahasim me shtetet tjera ku janë më të mëdha. Sigurisht se standardi mund të jetë shumë më i mirë”,- u shpreh një qytetar.
“Shumë janë të ulëta rrogat, shumë katastrofë. Ne jemi më të mjerë në këtë drejtim në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit”,- theksoi një qytetar.
“Për Maqedoni, është katastrofë. Për shembull merr rrogë 170 euro, dhe me ato çfarë mund të bësh. Rrymën e ke patjetër të paguash sepse e ndalin, ndërsa me 170 ti nuk e di a t’i dërgosh në shtëpi për familjen, apo ta paguar rrymën, apo gjërat e tjera”,- u shpreh një qytetar.
Krahasuar me rajonin, paga mesatare në vend rezulton e ulët.
Paga më e lartë mesatare, sipas të dhënave më të reja, vitin e kaluar është paguar në Slloveni – 1.020,40 euro, në Kroaci paga mesatare është 749 euro, në Mal të Zi 503 euro, në Bosnjë dhe Hercegovinë 428 euro, kurse në Serbi 369 euro.
ERSAN PAJAZITI
