MAQEDONI

Promovohet libri i ministrit të mbrojtjes T. Xhaferi

10.05.2014 18:09

“Implementimi I orientimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë...

“Implementimi I orientimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë në kuadër të politkës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian”, quhet libri i ministrit të mbrojtjes Talat Xhaferi i cili mbrëm u promovua në Shkup. Ky titull vjenë si rezultat  I hulimtimeve shumë vjeçare të tij në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme.
 
Në 4 kapituj, me një gjuhë shumë të thjesht, autori i  librit  Talat Xhaferi, ka përshkrur të arriturat e vendit në BE-n, përcaktimet strategjike të vendit, implementimin dhe harrmonizimin  e parimeve të sigurimit, dhe po ashtu,  në këtë liber elaborohet  edhe identiteti europian i sigurisë dhe relacionet  me NATO-n.
 
“Vlersojë se çëshjta e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë në unionit europian  është temë e cila në vazhdën e së  ndërtimit të institucioneve europiane dhe përcaktimit të unionit evropianë që në një të ardhme të afërt të ndërtohet dhe të tejkalohen subjektiviteti  i duhur ndrëkombëtarë si subjekt ndrëkombëtare me plotë të drejt në  pjesëmarrjen e institucioneve më gjëra ndërkombëtare. Dhe unë këtu publikisht mund tju premtoj  se puna ime hulumtuese në këtë drejtim nuk do të ndërpritet këtu, por në bashkëpumi me me mentorët, profesorët nga instituti nga fakultetit filozofik mendoj se do të ketë dhe ka hapësir që unë të vazdhojë që këtë trajtim të zgjerojë edhe në hulumtim më të thukt”, shprehet autori i librit ministër i mbrojtjes, Talat Xhaferi
 
Recezentet e këtij libëri vlersuan se ky titull është  një arritje shkencore për të gjitha gjeneratat.
 
“Implementimi I orientimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë në kuadër të politkës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian” e quajm një arritje kërkimore shkencore të autorit.Një pasuri me shumë  vlerë që  I shtohet fushë së mbrojtjes së sigurimsë kombëtare dhe  rajonale.Një burim informacioni më cilësorë për stafet akademike gjat përgatitjes së kuadrove të institucioneve të arsimimit të lartë publik dhe privat”, shprehet zv ministri i sigurisë të Kosovës, Bejtush Gashi
 
“Ndoshta  ky titull në fillim  ju aludon për diçka shumë e komplikuar të cilën  për të lexuar ju mendoni se ju  nevoitet njohuri paraprake, por kjo, nuk është ashtu. Unë ju bind se te  ky libër  qasja është më ndryshe.Sa do që  të jetë  kjo  problematik e me  qasje  të komplikuar autori i librit i ka përshkruar gjërat  në mënyrë shumë të thjesht”, shprehet recezenti Zoran Nacev.
 
“Ndalet pak edhe në orientimet strategjike të Maqedonisë kundrejt politikës së jashtme të Bashkimit Europian, edhe pse e dini se Maqedonia nuk është antare e BE-n por pretendon sepse për disa herë rrefuzohemi nga fëqiu tonë Greqi, por prapr se prap Maqedonia është aktive sidomos në misionet ushtarake jo vetëm në europ por edhe në jasht saj, dhe normalisht kontributin e Maqedonisë në këtë drejtim është i madh, dhe autori në këtë drejtim, duke pas parasysh eksperiencën e tij qofë si ushtarak dhe qofës si magistër dhe si minitër i mbrojtjes sjell elemente të cilët shumë pak janë të njohura në opinionin e gjërë”, shprehet recezenti Ylber Sela.
 
Libri është botuar në 500 kopje, dhe i njëjti është i shkruajtur në tre gjuhë, Shqip, Maqedonisht dhe Anglisht. Interesim të madhë  për këtë libër të magjistrit Talat Xhaferi  kanë shfaqur edhe disa institucione  ndërkombëtare. 
 
REXHEP QAMILI