Botë
Shba, Trump betohet si president i 45 amerikan
20.01.2017 18:31
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Capitol Hill po bën betimin si president i 45 i ShBA-ve...

Të pranishëm në ceremoninë madhështore janë edhe presidentë të Shteteve të Bashkuara ndër vite si George W. Bush e Bill Clinton, si dhe rivalja e Trampit, Hillari Clinton, derisa në ceremoni po marrin pjesë edhe rreth 800 mijë qytetarë amerikanë.
Paraprakisht, presidenti në ardhje, Trump, dhe bashkëshortja e tij, Melania, u pritën në Shtëpinë e Bardhë e nga presidenti, Barack Obama, dhe Zonja e Parë, Michelle Obama.
Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga kreu i Gjykatës Supreme në shkallët e ndërtesës së Kapitolit në Uashington. Përgjatë viteve, traditat e inaugurimeve presidenciale kanë ndryshuar dhe tash e sa kohë në ceremoninë inauguruese.
Presidenti mban një fjalim dhe më pas organizohet një drekë në Shtëpinë e Bardhë.
Fjalimi i inaugurimit hartohet dhe shkruhet përpara dhe presidentët e lexojnë gjatë ceremonisë.
“Unë, Donald J. Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Zot më ndihmo”,- janë fjalët e fjalimit të parapërgatitur të Trumpit.
Ceremonia e inaugurimit po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Në ditën e inaugurimit të Trumpit nuk munguan edhe protestat.
Të veshur me të zeza, aktivistë protestues anti Trump kanë thyer xhamat e dyqaneve dhe automjeteve në Uashington, si dhe u përleshën me policinë, duke hedhur gaz molotov, ndërkohë që forcat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese.
Rreth 500 persona marshuan përmes qendrës së qytetit, duke thyer xhamat e degës së Bankës së Amerikës, disa ambienteve të “McDonald’s”, si dhe një dyqan “Starbucks”, që të gjitha simbole të sistemit kapitalist amerikan.
Turma, e cila mbante parulla dhe të paktën një shenjë ku lexohej “bëjini racistët frikësues sërish”, u shpërndanë vetëm pak minuta më vonë, pasi policia nisi të përdorte forcën.
Po ashtu paraprakisht, aktivistët liberalë me një grup të ndarë, veçmas të quajtur “Disrupt J20”, bllokuan disa pika kontrolli sigurie, që të çonin drejt zonave të lejuara për publikun me pamje nga ceremonia e inaugurimit të presidentit. Disa prej tyre u arrestuan dhe u shoqëruan në polici.
GAZMEND KURTISHI
