Botë
Orteku në Itali, ndizen shpresat, gjenden të gjallë gjashtë persona
20.01.2017 18:52
Gjashtë persona janë gjetur gjallë në rrënojat e hotelit që shkatërroi orteku në Italinë qendrore...

Forcat e kërkim-shpëtimit që po punojnë për të gjetur të mbijetuar në Hotel “Rigopiano” në Farindola, afër Peskarës, kanë komunikuar me gjashtë prej të zënëve nga rrënojat e hotelit që u godit nga orteku.
Forcat e shpëtimit punuan gjatë gjithë natës në kushte ekstreme në kërkim të 30 të humburve nën rrënoja.
Gjatë ditës së djeshme, dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat.
Autoritetet italiane thonë se rreth 24 persona rezultojnë ende të humbur.
