Maqedoni
Rrugët me mbetje të borës, rekomandohet kujdes
20.01.2017 20:19
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ngecje dhe ndalesa, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës...

Ekipet kujdestare të Rrugëve të Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjithë akset rrugore të kalueshme.
Rekomandohet vozitje jashtëzakonisht e kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit të vendosur.. Në grykat malore është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia
