MAQEDONI
Sërish linjë hekurudhore Shkup - Selanik
10.05.2014 18:17
Treni grek për udhëtarë "Helas" prej sot sërish qarkullon në linjën hekurudhore Selanik, Shkup dhe Beograd...

Treni grek për udhëtarë "Helas" prej sot sërish qarkullon në linjën hekurudhore Selanik, Shkup dhe Beograd.
Nga Shkupi për në Selanik treni niset në orën 5:15 në mëngjes, ndërsa arrin në orën 11:16 minuta sipas kohës lokale.
Nisja prej Selanikut është në orën 15:52 minuta, ndërsa arritja në Shkup në orën 19:50 minuta.
Çmim i biletës njëdrejtimëshe nga Shkupi është 12,2 euro, ndërsa bileta kthyese 19,5 euro. Sipas paralajmërimeve, prej 10 majit deri më 10 qershor për të gjithë udhëtarët biletat do të jenë më të lira për 30 për qind.
Nga Beogradi treni do të arrijë në Shkup në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa prej atje do të niset në orën 18:15 minuta.
Gjatë verës do të qarkullojnë edhe vagona për transport të automobilave përmes Beogradit dhe Selanikut, ndërsa ekziston interes edhe për vendosje të sërishme të vagonave mes Selanikut dhe qyteteve kryesore të Çekisë, Sllovakisë dhe Rusisë. Planifikohet edhe vendosje e linjës hekurudhore nga Selaniku për në Sofje.
Treni ndërkombëtar Selanik-Shkup-Beograd nuk qarkullon nga shkurti i vitit 2011, prej se hekurudhat greke sollën vendim të njëanshëm për ndërprerje të kësaj linje.
