Botë

Inaugurimi i Trump, urime nga Nishani, Thaçi e Ahmeti

21.01.2017 13:45

Politikanët shqiptar në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup kanë uruar presidentin e ri amerikan Donald Trump me rastin e marrjes së detrës...

Presidenti Bujar Nishani ka uruar presidentin e 45-të amerikan duke theksuar:  “Shkëlqesia Juaj, inaugurimi dhe marrja e detyrës së Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep edhe njëherë kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të popullit shqiptar t’Ju shpreh urimet më të mira e të sinqerta dhe t’Ju uroj shumë suksese në përmbushjen e angazhimeve presidenciale”, shprehet Nishani në mesazhin e tij, duke shprehur “mirënjohjen e thellë” për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në mbështetje të shqiptarëve për më shumë se një shekull, si dhe bindjen se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të thellohet edhe më shumë gjatë presidencës së tij. 
 
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke uruar presidentin Trump, thekson: “Ju uroj për detyrën e re, Shkëlqesia Juaj, president Trump. E mirëpresim energjinë dhe pasionin që keni dëshmuar për përgjegjësinë tuaj në krye të shtetit”“Kosova i ka gjithmonë sytë e drejtuar nga Uashingtoni. Jemi krenarë që ndajmë të njëjtat vlera, prioritete dhe aspirata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë në urimin e tij presidenti Thaçi.
 
Ka uruar edhe Lideri i BDI-së Ali Ahmeti. "Duke i uruar shëndet në sukses në detyrën e re Presidentit Trump, mbetemi besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Maqedonisë, Shqiptarëve dhe Ballkanit në rrugëtimin tonë të pandalshëm euro-atlantik. Njëkohësisht, më lejoni të shpreh konsideratën tonë edhe për ish administratën e Presidentit Obama dhe për kontributin e tyre të madh në vendin tonë dhe për shqiptarët në përgjithësi", thekson lideri I BDI-së.